![]() |
|
|
| |
|
||||
"Meshari" i Gjon Buzukut Eqrem Ēabej, nė "Meshari" i Gjon Buzukut (1555), Instituti i historisė e i gjuhėsisė, Tiranė, 1968 "Ky mė i pari monument i literaturės shqiptare qė dihet gjer mė sot, pat rėnė nė mė se tre shekuj e gjysmė tė harresės e qė pėrshkuar nėpėr peripeti tė shumėllojshme, gjersa u zbulua perfundimisht e u bė prona e botės shkencore. Peshkopi i Arbėreshvet tė Siqelisė Imzot Pal Skirņi, gjurmues e studiues i teksteve tė vjetra tė shqipes (1866-1941), qė nė vitet e para tė kėtij shekulli iu vu gjurmimit tė kėsaj vepre nė Biblioteken Vatikane. Kėrkimevet qė u bėnė atje u detyrohet qė mė 1909 u gjet kjo mėnėfund n'atė qendėr studimesh." Doc. Jorgaqi N., Dr.Shk. Bulo J., Kand.Shk. Idrizi F., Bulo S., Kodra K., Buēpapa S., Dako N. Antologji e Letėrsisė Shqiptare, Shtėpia Botuese e Librit Shkollor: Tiranė, 1993. Dėrguar nė arkiv nga Besnik Pula, kujdestar i Albanian Home Page.Futur nė "Wikipedia" nga Agim Bacelli. Pasthėnia e Mesharit U Donih Gjoni, biri hi Bdek(1) Buzukut, tue u kujtuom(2) shumė herė se gluha jonėh nuk kish gjaa tė endigluom(3) ensėh shkruomit shenjtė(4), ensėh dashunit(5) sėh botėsė sanėh(6) desha dhe u fėdigunėh(7) pėr saa mujtah meh zdritunė pak mendetė e atyneh qi t'eh endiglonjinėh(8). E u'maa duotėh enbaronj veprėnė teme. Endėh vjetėt MDLIV njėhzet dit endėh mara zuna enfiill e enbarova endeh vjetėt MDLV, endėh kallėnduor V dit(9). E seh pėr fat nėh keshė kun enbėh endonjė vend fėjyem(10) u duoh tuk tė jetėh fajtėh, aih qi tėh jetė maa hi ditėshin seh u' atah fajh u lus tah tajtojnėh(11) endė e mirė. Pėrseh nukė ēuditem seh nė paēa fėjyem, kėjo tueh klenėh maa e para vepėr e fort e fėshtirėh pėr tėh vepėruom ėmbėh gluhėt tanėh(12). Pėrseh ata qi shtamponjijnėh, kishinėh tė madheh fėdigė e aqė nuk mund e qėllonjinė(13), se fajh tė mos banjinė pėrseh pėrherė ėndajh tah nukė mundėh jeshėh u' tueh enbajtunėh njėh klishėh enbėh dyy anėt mėh duhee mer shėrbyem(14). E tash enfalėh gjithėveh e lutėni Zotnė ende pėr mua.
Njė botim shkencor tė plotė tė veprės, tė shoqėruar me njė studim pėr gjuhėn e Buzukut, e bėri gjuhėtari ynė i njohur Eqrem Ēabej (1968). 1) Bdek - Benedekt 2) tue kujtuom - duke kujtuar, duke sjellė nė mend 3) tė endigluom - qė dėgjohet (kuptohet) 4) ensėh shkruomit shenjtė - prej shkrimit tė shenjtė, prej librave fetarė 5) ensėh dashunit - prej dashurisė 6) botėsė sanėh - gjindjes, popullit tonė 7) me u fėdigunėh - mundur, lodhur 8) Nė kėta rreshta bie nė sy jo vetėm qėllimi patriotik, por edhe thjeshtėsia e sinqeriteti me tė cilėt u drejtohet Buzuku lexuesve. 9) Duke u bazuar nė kėto data (autori shkruan me numra romakė), ėshtė pranuar nga tė gjithė se vepra ėshtė botuar mė 1555, megjithėse autori thotė "Tani unė dua ta pėrfundoj veprėn time... e nisa me 20 mars 1554 dhe e mbarova me 5 janar 1555". 10) fėjyem - gabuar 11) tah trajtonjėh - ta ndreqė, ta rregullojė Edhe njė herė dukėt thjeshtėsia e autorit kur u kėrkon ndjesė lexuesve pėr ndonjė gabim qė mund tė ketė shpėtuar, dhe u lutet qė ku tė jetė, ta ndreqin. 12) Nga ky pohim i autorit kuptohet se ai nuk njeh ndonjė vepėr tjetėr tė shkruar nė gjuhėn shqipe, prandaj ėshtė i ndrojtur e nuk ka fort besim nė punėn e tij. 13) nuk mund e qėllonjinė - nuk mund ta qėllonin pa gabime, nuk mund tė mos e bėnin pa gabime 14) Me kėtė autori do tė shfajsohet para lexuesit pėr gabimet qė mund tė ketė vepra: se "ata qi shtamponjinė kishnė tė madhe fedigė" dhe ai s'mund t'u qėndronte gjithmonė pranė, sepse mbante njė "klishė" (kishė) dhe i duhej tė shėrbente nė tė dy anėt. |
|
|
|
|
|
|
|
Copyright 2008 WordIQ.com - Privacy Policy
::
Terms of Use
:: Contact Us
:: About Us This article is licensed under the GNU Free Documentation License. It uses material from the Wikipedia article "Meshari". |